Festim Shkodra, koordinator i ekipit të Komunës së Gjilanit
MATEMATIKANËT E RINJ GJILANAS TREGOJNË REZULTATE SOLIDE NË OMK 2025
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) shpalli rezultatet zyrtare, të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2025, për nxënësit e klasave 7-12, që u mbajt më 16. 11. 2024 në Prishtinë.
Në kuadër të kësaj olimpiade, matematikanët e rinj gjilanas arritën rezultate solide.
Më të suksesshmit nga ekipi i Komunë së Gjilanit ishin:
Nxënësi Amar Hismoni, kl. 7-të, nga ShFMU “Musa Zajmi” në Gjilan u kualifikua për pjesëmarrje në KAMO 2025.
Nxënësi Arban Asllani, kl. 8-të, nga ShFMU “Hello Academy of Education” në Gjilan, ka zënë vendin e 3-të në OMK 2025, është kualifikua për pjesëmarrje në IMO TST 2025 dhe KAMO 2025.
Nxënësja Ledina Hajrizi, kl. 8-të, nga ShFMU “Thimi Mitko” në Gjilan, u kualifikua për pjesëmarrje në EGMO TST 2025.
Nxënësi Leart Isufi , kl.9-të, nga ShFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan, është kualifikua për pjesëmarrje në KAMO 2025.
Nxënësi Besnik Haziri, kl. 11-të nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka zënë vendin e 3-të dhe është kualifikua për pjesëmarrje në IMO TST 2025.
Nxënësja Artina Limoni, kl. 12-të, nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, është kualifikua për pjesëmarrje në EGMO TST 2025.
Nxënësja Artina Selishta, kl. 12, nga ShMT “Mehmet Isai” është kualifikua për pjesëmarrje në EGMO TST 2025.
Në bazë të rezultateve që do të tregojnë garuesit e përzgjedhur për pjesëmarrje në TST 2025, do të përzgjedhet ekipi 6 anëtarësh i Kosovës, që do të përfaqësoj shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Internacionale – IMO 2025, që do të mbahet në korrik 2025 në Australi.
Ndërsa në bazë të rezultateve që do të tregojnë garueset e përzgjedhura për pjesëmarrje në EGMO TST 2025, do të përzgjedhen dy ekipe katër anëtarëshe të Kosovës, që do të përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2025, që do të mbahet në prill të vitit 2025, në Prishtinë.
Kosovës i takojnë dy ekipe përfaqësuese, si vend mikpritës i kësaj olimpiade.
Kurse garuesit që janë përzgjedhur për pjesëmarrje në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri / KAMO 2025,, për kl. 7-9, do të përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë mbarëkombëtare, që do të mbahet në korrik të vitit 2025 në Shqipëri. Në KAMO marrin pjesë pos Kosovës dhe Shqipërisë,, edhe nxënës të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Ju dëshirojmë shumë suksese, këtyre garuesve gjilanas dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë, në këto olimpiada matematike!