Gjilan

Mbahet takimi i qeverisjes së përgjegjshme gjinore, pjesëmarrëse edhe drejtoresha Herolinda Murati – Leka

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, ishte pjesëmarrëse në diskutimin mbi qeverisjen e reagueshme gjinore në nivel lokal, me fokus në praktikat e mira, sfidat dhe rrugën përpara, të organizuar nga OSBE-ja.
“E nderuar të isha pjesëmarrëse në debatin për qeverisjen e përgjegjshme gjinore, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë”, tha Herolinda Murati Leka.
Të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave, zëvendëskryetarët dhe zyrtarët tjerë komunal nga mbarë Kosova.
Puna e përbashkët e Misionit të OSBE-së dhe komunave deri më tani ka rezultuar me veprime konkrete, duke përfshirë hartimin e buxheteve të reagimit gjinor, organizimin e dëgjimeve buxhetore me theks në nevojat e grave, mbajtjen gjinore të zgjedhjeve të këshillit të fshatrave dhe promovimin e të drejtave pronësore të grave në zonat rurale.

You Might Also Like