Tregti/Turizëm

Mbyllet panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët nga diaspora

Mbyllet panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët nga diaspora.

Në mesin e kompanive vendore dhe ndërkombëtare, resorti tursitik “Vali Ranch”, invenstim nga diaspora ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i cili për tri ditë ishte hapur në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, transmeton albinfo.ch.

Fehmi Fetahi, pronar i resortit “Vali Ranch”, ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të marrin pjesë me një numër më të madh në panairet e Kosovës për të ofruar produktet e tyre për tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se panairi ka ofruar mundësi për rrjetësim, diskutime dhe shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të biznesit.

Në stenden e kompanisë Vali Ranch janë prezantuar oferta të ndryshme si, sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, hoteli  luksoz. vilat, restorantet, shtigje kalërimi, minigolf, si dhe Steak House-in. Të gjitha këto, bashkë me traditën në mikpritje dhe shërbimet e kualitetit të lartë, e bëjnë atë një vend ku vizita e juaj në çdo kohë mund të shndërrohet në një moment të paharrueshëm lumturie.

Panairi është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Pjesëmarrës në panairin e këtij viti ishin biznese dhe organizata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Çekia, Gjermania, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe biznese nga diaspora shqiptare.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

You Might Also Like