Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ballkani, ka tre gola të shënuar

Drita e Ballkani kanë dhënë një paraqitje të shkëlqyer, duke shënuar tre gola në pjesën e parë, ku Drita po udhëheq me rezultat 2:1.

Drita shumë herët ka pësuar gol, kur nga një gjuajtje dënimi topi u harkua në brendi e mbrojtja nuk e dëboi topin si duhet dhe n brendi Jashanica nga afërsia e futi topin në rrjetë. Në minutën 15 Jashari i Dritës ka rrezikuar nga largësia, por topi shkoi për pak mbi portë. Drita ia ka dalë të barazojë në minutën 29, kur pas një aksioni të ndërtuar mirë, Besnik Krasniqi shërbeu Jasharin e ky me mjeshtri e futi topin në brendi deri te Ajzeraj, i cili me kokë e zgjati topin për Baftiun, që nga afërsia e futi topin në rrjetë për 1:1. Drita ka arritur në epërsi në minutën 44 me një supergol të Blerim Krasniqit, i cili nga 17 metra gjuajti me volej dhe qëlloi këndin e djathtë të epërm dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like