Këtë të premte i është dhënë lamtumira e fundit luftëtarit të paepur të çështjes kombëatre, Hysni Agushit, i cili kishtë ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare.
Hysni Agushi kishte dhënë kontributin e tij nëpër të gjitha etapat sa jetoi, duke qenë gjithmonë në shërbim të nevojave që i kërkonte atdheu, duke dëshmuar se duhet dashur atdheu dhe se si duhet luftuar për çështjen kombëtare.
Në ceremoninë e varrimit, Ahmeti Isufi, komandant i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, ka theksuar se Baca Hysni prej Luftës së Dytë Botërore e deri në çlirimin e Kosovës, ishte në shërbim të Atdheut, ndërsa angazhimi i tij në këtë drejtim, u bë motiv për shumë gjenerata mbi gjysmë shekulli.
Ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e kultivoi në familje e në shoqëri duke na lënë kujtime të paharruara nga përvoja e tij.
Atdhetarë si baca Hysni janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, kemi shtet, ushtri, institucione dhe na njeh bota.
Mirënjohës përjetë veprës së Hysni Agushit!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Kryelajmi.com