Futboll

Melos Bajrami largohet nga Gjilani

Melos Bajrami është përforcimi i tretë i Vllaznisë në merkaton e verës.

Mbrojtësi 22-vjeçar nga Prishtina ka firmosur sot kontratë me kuqeblutë dhe është prezantuar nga ana e klubit shkodran.

Ish-mbrojtësi i Gjilanit tashmë do të jetë në dispozicion te Thomas Brdaric si një element me shumë për qendren e mbrojtjes.

Nga sa bëhet e ditur, Bajrami ka firmosur nje kontratë 1-vjeçare me një opsion zgjatje edhe për një tjetër me klubin Vllaznia.

Melos Bajrami do ta ketë pervojën e tij të dytë në kampionatin shqiptar – këtë me Vllazninë, pasi para dy sezonesh ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Në këtë mënyrë pas Amir Kahrimanoviç e Ardit Deliut, mbrojtësi Melos Bajrami është blerja e tretë e Vllaznisë në këtë merkato, por sigurisht jo e fundit.

You Might Also Like