Në fshatrat e brezit kufitar po mbretëron një varfëri e skajshme e në një gjendje të till është edhe Bashkësia Lokale e Karaqevës së Poshtme, andaj siç ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i kësaj Bashkësie Lokale, banorët e kësaj ane falënderojnë bashkëqytetarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ata në shtetet perëndimore të cilët iu gjetën afër skamnorëve.
Në kushte posaçërisht të rënda janë katër familje të kësaj ane, të cilat në prag të Festës së Bajramit janë ndihmuar me gjësende ushqimore edhe atë me qëllim që sofra e tyre në këtë festë të jetë më e pasur.
Lenjani thekson se mërgata pa hezitim i dhanë këto ndihma, sikurse që ka falënderuar edhe komplet stafin e Kryqit të Kuq të Komunës së Dardanës.
“Ne si bashkësi lokale falënderojmë shumë mërgatën shqiptare dhe Kryqin e Kuq për punën dhe angazhimin”, ka thënë Selver Lenjani, që ka shtuar se shqiptarët gjithnjë e kanë patur traditë të ndihmojnë njëri-tjetrin./kryelajmi.com/.