Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.