LAJME

“MIRËNJOHJA” E LUFTIUT SHETITET RRUGËVE TË GJILANIT

Gjilan, Korrik 2018

Na ka rastisur të dëgjojmë, që së fundi kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është nderuar me një cmim special nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, për kontributin e tij të madh në shërbim të komunitetit.

Prandaj, me rastin e pranimit të këtij cmimi kaq dinjitoz, duam ta falenderojmë Lutfi Hazirin, për të gjithë kontributin e tij, dhënë për Gjilanin.

Padyshim, do të fillojmë prej kontributit më të madh që ndonjëherë dikush do të kish mundur ta jepte, e që është procesi i decentralizimit, si rezultat i të cilit Gjilanit iu shkëputën plot pjesë vitale të saj. Ky madje është një proces mjaft mburrës për vet Lutën.

E falenderojmë për të gjithë kundërmimin që na helmon akoma edhe sot, si pasojë e mungesës së trajtimit të ujërave të zeza. Për të gjitha gropat që shumë herë edhe kemi rënë në to, për të gjitha ndërtimet pa leje që e kanë katandisur qytetin, për të gjithë tenderët që i mbushën xhepat e dashamirëve më të mirë të tij. E falenderojmë në emër të të gjithë fëmijëve që akoma vijojnë mësimet nën kushte minimale, në emër të të gjithë punëtorëve që i la pa bukën e gojës, sepse i nxjerrë nga puna për ti bërë vend militantëve të tij. E falenderojmë për krejt këtë degradim që i ka bërë qytetit tonë, e që padyshim është një kontribut kaq i madh nga ana e tij.

Këtij kryetari komune, i cili u “dekorua” me këtë cmim, iu arrestuan dy drejtorë,të dy drejtorive shumë të rëndësishme, ai i Inspeksionit dhe ai i Urbanizmit, e ka nën akuzë drejtorin e një drejtorie tjetër mjaft të rëndësishme, asaj të Shërbimeve Publike, ndërsa pak orë pas ndarjes së kësaj “mirënjohje”, në media na shfaqen pamjet e arrestimit të ish-drejtorit të prokurimit në Gjilan, i cili po hetohet nga prokuroria edhe për asgjësimin e dosjeve për tenderë të ndryshëm në Gjilan, e që ishte dora e djathtë e Lutfi Hazirit.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ne i jemi shumë “mirënjohës” Lutfi Hazirit për gënjeshtrat e një pas njëshme që na I servon, në mesin e së cilave hyn edhe ajo e dhjetorit 2015, kur qarkulluan fotografitë e billboardit në Kanada, që I uronte mirëseardhjen madhërisë së tij, Lutfi Hazirit.

Ndërsa, se fundmi patëm edhe mashtrimin e radhës për gjoja se është I vetmi kryetar komune I cili është bërë anëtarë I Parlamentit Global te Komunave, anëtarësim ky për të cilin Lutfi Haziri

obligohet të paguajë cdo vit një shumë të caktuar, që bazohet në kokë të banorit. Në momentin që nuk paguhet anëtarësia, pushon edhe aktiviteti I tij Brenda këtij parlamenti.

Duke qenë mirënjohës për kontributin e tij, në shenjë solidariteti me këtë cmim, kemi vendosur që të nisim një aksion për grumbullimin e 6 dollarëve sa ka kushtuar kjo “mirënjohje”, sepse kryetari Haziri e meriton që qytetarët t’ia shpaguajne sadopak “kontributin” e tij për ne.

Gjithashtu, sot i kemi sjellë një tjetër “mirënjohje”, që ka kushtuar diku rreth 8 dollarë, e që vjenë nga administratori ekzekutiv i NASA-s, në shenjë falenderimi për kontributin e madh të tij për hapësirën. Sipas NASA-s, ekspertë të shumtë të saj, nëpërmjet satelitëve të vendosur në hapësirë, kanë arritur të detektojnë sinjale të vecanta, të cilat kanë ardhur pikërisht nga Lutfi Haziri, sinjale këto që japin shenja të një shpirti human dhe kontribues të qytetit të Gjilanit, ku pas një takimi urgjent, është dhënë edhe vendim që ti ndahet ”mirënjohje” personalitetit të madh të Lutfi Hazirit, por pavarësisht këtyre sinjaleve pozitive, fatekeqësisht disa nga to kanë qenë jo të mira, sepse kanë vërejtur që disa nga drejtorët që i shërbejnë Lutës akuzohen për korrupsion…

Por “mirënjohjet “ sikur të mos ishin mashtrime do të na gëzonin të gjithëve.

Kështu që z.Haziri, në vend të këtyre agjamillëqeve është mirë të filloj të mirret me punë të Komunës.

Por, para se të përfundojmë, gjatë kësaj kohe na kanë ardhur disa telegrame urimi për kryetarin Lutfi Haziri, e që njëri prej tyre vjenë nga presidenti i mashtrimeve, tjetri nga ish-ministri i punëve të jashtme, i cili është i njohur për nënshkrime të dëmshme si dhe një tjetër nga kryenegociatori I vet-shpallur, ndërsa mesa duket e përbashkëta e këtyre telegrameve është se që të gjitha kryetarit Haziri I dëshirojnë suksese në mashtrimet dhe falsifikimet e mëtutjeshme.

You Might Also Like