Futboll

Mirlind Daku, golashënuesi më i mirë në histori të Superligës së Kosovës

Mirlind Daku është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të Superligës së Kosovës.

Sulmuesi i Ballkanit gjeti golin e 28-të këtë edicion, duke shënuar në ndeshjen kundër Dritës.

Ai theu rekordin e nigerianit Otto John në vitin 2017 me Trepçën 89 dhe Fitim Halitit në vitin 2009 me Besën, që kishin shënuar nga 27 gola.

Ndryshe, Daku është larg golashënuesi më i mirë në këtë edicion me 17 gola distancë me vendin e dytë.

 

You Might Also Like