Gjilan

Muharrem Jashari nënshkruan me Dritën

Muharrem Jashari, lojtar i deridjeshëm i Trepça ’89 ka nënshkruar me FC Dritën. Këtë e kanë bërë publike në FC Drita, ku është thënë se Drita ka zyrtarizuar një tjetër emër të përfolur shumë kohëve të fundit.

Njëri prej super mesfushorëve të Superligës ka zgjedhur klubin e Dritës për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizmi është bërë nga presidenti i klubit, Valon Murseli.

Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin e Dritës, andaj do të jetë një forcë shtesë për trajnerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë.

MULI tashmë 23- vjeçar është produkt i klubit të KF Trepça ’89, ku aty u zhvillua si lojtarë dhe ku kishte kontratë me klubin edhe për një vit tjetër por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepça 89 për të cilën Drita është shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin e Dritës për të vazhduar karrierën e tij.

Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e deri në qershor të 2024.

Muli që nga sot i është bashkuar ekipit për të vazhduar me përgatitjet për ndeshjet e Evropës!

You Might Also Like