Futboll

Musa Selimi në krye të KEK-ut, shtatë ndeshje të gjitha fitore

Musa Selimi ka arritur një rekord të veçantë. Nga shtatë ndeshje që prej se e ka marrë drejtimin e KEK-ut nga Kastrioti, ka arritur po aq fitore. Selimi, ka thënë fjalë miradije për lojtarët e tij, duke theksuar se lojtarët e tij, që djersitin fanellën e KEK-ut e bëjnë krenar me disiplinën, lojën kreative dhe përgjegjësitë që bartin mbi supe. Ata e bëjnë krenarë edhe kryesinë e klubit, por edhe publikun që gjithmonë i rri pranë ekipit të KEK-ut.

Që prej se Musa Selimi është në krye të KEK-ut, ky ekip nuk di rezultat tjetër veç se fitoreve dhe momentalisht zë pozitën e dytë me 23 pikë të tubuara, pozitë që qon direkt në Vala Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e fundit, KEK-u ishte më i mirë se Ballkani, të cilin e mundi në fushë të vet, me rezultat 1:0.

Musa Selimi tashti ka marrë epitetin e specialistit për futjen e ekipeve në Superligë. Ai një gjë të tillë e kishte arritur me Gjilanin, Dritën e me Feroniklin.

 

You Might Also Like