OPINION

Mustafa: TË NDERUAR, JEMI KEQKUPTUAR – UNË PËR LISA E JU PËR FSHISA!

Rreth reagimit të shoqatës së historianëve “Ali Hadri” dega e Gjilanit në ftesën time për ta dëgjuar zërin e tyre rreth zhvendosjes së monumentit të LNÇ

  Shkruan: Qemajl Mustafa

TË NDERUAR, JEMI KEQKUPTUAR – UNË PËR LISA E JU PËR FSHISA!

Te nderuar, ju historianë, anëtar të shoqatës “Ali Hadri”, pa edhe një më të voglin motiv për të polemizuar me ju, unë e pata për qëllim që ju si organizim kompetent patjetërsueshëm të jepni opinionin tuaj dhe ta largoni mjegullën e krijuar e të çelni rrugë për ndriçimin e momentit konfuz që e shkaktoi politika plotësisht e pakujdesshme e joligjore e Gjilanit ose të jem edhe më i saktë, kryetari i tashëm i saj Lutfi Haziri. Fjala pra është për monumentin skulpturë të pas luftës së dytë botërore në këto anë. Pavarësisht se komuniteti i artistëve relevantë të Gjilanit reagoi qysh ne orët e para të zhvendosjes së përmendores, kaluan dy a tri ditë dhe ju nuk u ndiet të gjalle qoftë edhe me një reagim të “butë” preliminar për publikun i cili, ndoshta, do të duhej me e pasë durimin derisa ta thoni fjalën tuaj pas ndonjë dite por pa vonesë. Nuk dij se si do të duhej ndryshe me ju “zgjue” nga gjumi juve hatermbetesve kaq te mëdhenjë perveç se me një ftesë qoftë edhe të këtillë të cilën ju e quani ofenduese e cinike, pa të drejtë. Avangardistët, pra elitat e një shoqërie e kanë për obligim të parë që tu prijnë proceseve, e kur ato devijojnë e kanë per borgj me kohë me sugjerue e me rekomandue për korrigjim dhe për pasojat që mund ti ketë shoqeria nëse reagimi i duhur nuk ndodh. Pra, të nderuar, ju jeni hiç më pak se elitë e shoqerisë së Gjilanit (dhe Kosovës) për fushën qe ju e mbuloni. Ju kam “ngacmuar” publikisht pa ndonjë qëllim të keq por, pikërisht për të reaguar qoftë edhe kështu, ndaj meje personalisht. Nuk e kam aspak dertin unë nëse mund te provoni të më damkosni e të hedhni baltë mbi personslitetin tim. Me rëndësi është që ju filluat të reagoni. Kjo i duhet Gjilanit. Pas ketij mali te vogel akuzash ndaj meje dhe (kryesisht) fjaleve te mira per kryetarin aktual, eshte mire qe ta hapni frontin tjeter të rëndësishëm. Ate per te cilin ka nevoje shoqeria e Gjilanit sot. E nese doni me vazhdue ne mua për “bëmat e të pabëmat” e mia, e vazhdojme ne kohe me te qeta kur nuk kemi emergjenca shoqerore. Nuk do te doja sepse nuk ka nevoje por, pse jo? Une u jam drejtue juve veçanërisht dhe pikerisht duke ushquer respekt per ju si organizim i historianeve dhe duke e njohur moshen dhe energjine tuaj me “djemte e ‘Ali Hadrit’ ” qe do te thote se kam gezuar dhe vazhdoj te kem respekt per punen qe benit derisa une isha ne komune. Heshtja e te gjithe historianeve me pengoi shume dhe vazhdon te me pengoje prore. E juaja posaçerisht. E kam çmuar dhe e kam thene me dhjetera here se historianet kane bere pune te mire per komunen, dhe u kemi ndihmuar aq sa kane qene mundesite e saj por, perhere sinqerisht e hapur e me kenaqesi e jo, siç pretendoni ju, pas “presioneve” qe me bete panderprere. E theksova perhere kontributin e madh te prof. Alirizes, te prof. Reshatit, te prof. Fehmiut, prof. Sabiles dhe tuajin patjeter dhene procesit te ndiçimit te etapave te ndryshme te historise se Gjilanit e rrethines. Por kjo, jemi koshiente te gjithe, nuk mjafton. Kemi edhe shume pune perpara qe na presin neve si shoqeri e juve si historiane. Tuajat jane edhe pune te ndieshme por shume prej tyre edhe emergjente. Duhet ti beni. Nese jo ju, kush atehere? Sidoqofte, animi i juaj kah njeri ose tjetri kryetar apo, kah njera ose qeverisje tjeter, e demton çeshtjen tuaj perjetesisht. Mua jo asesesi. Pra, mos e beni per asnje çmim. Si miqe qe ju kam, ju sugjeroj qe ti ktheheni çeshtjes trazuese aktuale per te cilen po diskutohet me te madhe ne Gjilan, e ajo eshte dhenia e pergjigjes ne pyetjen qe e bejne nje pjese e mire e shoqerise se komunes, bashke me komunitetin e artisteve te saj: A eshte dashur te zhvendoset permendorja qe qendroi aty ku ishte per 55 vite ose jo? Nese po, si do te duhej te behej ajo? E theksova dhe po e them serish, ne vitin me frustrues te Gjilanit 1999, kur antiserbizmi e antijugoslavizmi ishte ne kulm, shqiptaret e Gjilanit nuk e atakuan kete permendore por, me te drejte, e rrezuan pertoke permendoren e dhunes te viteve te diskriminimit e te shtypjes te skajshme te shqiptareve, ate te Car Lazarit. Ju dhe askush tjeter do te duhej te jepni pergjigjen dhe opinionin tuaj mbi kete akt tashti, 18 vite pas vitit te çlirimit 1999. Eshte ky nje akt i njerit nga gabimet e shumta te “rastit” te kryetarit te komunes apo eshte ky akt i nje “atdhetari te vonuar” ne kohe hiç me pak se 18 vite?!. Tjeter te vertete nuk ka sepse, po te kishte, ajo do te ishte permes vendimit meritor te kuvendit te komunes pas diskutimeve me shoqerine e komunes. Tkurrja e aspiratave tona, ne vetem ruajtjen dhe madherimin e historise dhe te kultures tone kombetare, duke i perjashtuar te tjeret nga konteksti hapsinor e kohor i bashkejeteses me ne nder shekuj, me krejtë të keqijat e te mirat, druaj se na len teperte vetmuar dhe te izoluar. Kjo bie ndesh me aspiratat tona per integrimet qe na presin. Diversiteti i kulturave dhe i respektit ndaj te tjereve eshte prioritet i larte i shoqervive moderne. Per fund, e them me plote bindje e sinqeritet qe shpresoj dhe besoj ne punen tuaj te mire e cila si njerin nga qytetaret qe e don shume Gjianin, do te me gezonte perhere. Pres me padurim reagimin tuaj te guximshem edhe qytetarisht, edhe kombtarsiht, edhe profesionalisht per aktin e zhvendosjes se monumentit te LNÇ per keto ane. Uroj suksese!.

You Might Also Like