I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, pedagogut të zot dhe qytetarit e intelektualit të dalluar, Sejdullah Kadriu.
Sikur jeta e tij ishte e dedikuar veç për shërbim ndaj atdheut. Ashtu e kaloi jetën Sejdulla Kadriu!
Me shumë vuajtje e telashe shëndetësore, ai nuk u dorëzua asnjëherë. Ishte në mesin tonë me plot vullnet, kudo.
Sejdulla Kadriu mbetet shembulli më i mirë i një atdhetari të dalluar, një pedagogu profesionist, qytetari i ndershëm e njeriu të urtë.
Ngushëllime familjes Kadriu, kolegëve të profesionit e gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të!
U prehsh në paqe, Sejdulla!