Gjatë vizitës që sot bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i bëmë kompanisë “Wolf gmbh”, e cila është pronë e mikut tim, Ukë Blakaj, diskutuam me theks të veçantë nevojën për krijimin e urave lidhëse ndërmjet bizneseve që veprojnë në Komunën e Gjilanit dhe atyre që veprojnë suksesshëm në Gjermani.
Do të jemi krah qytetarëve të Gjilanit, bizneseve të atjeshme dhe krah shtetit tonë, Kosovës. Detyra ndaj Atdheut nuk mbaron asnjëherë, gjithmonë duhet të jemi në shërbim të tij dhe të ardhmes sonë të përbashkët, pavarësisht ku jetojmë e veprojmë.
Ilmi Mustafa