Është ndërprerë seria pozitive e SC Gjilanit në vitin 2025, vit në të cilin nuk kishte pësuar asnjë humbje në kampionat. Ka qenë konkurrenti i drejtpërdrejtë për vendin e tretë FC Malisheva që e ka mposhtur ekipin kuq e bardhë nga Gjilani.
Në pjesëlojën e parë malishevasit kanë shënuar në kohën shtesë nëpërmjet Arbër Prekazit. Ata shumë mirë e nisën edhe pjesëlojën e dytë kur ia dolën që të shënojnë nëpërmjet Altin Aliut në minutën 56 dhe ngritën rezultatin në 2:0.
Një fije shprese për Gjilanin u ngjall në minutën 65, kur Oltion Bilalli shënoi për 2:1. Megjithatë kur pritej që Gjilani të barazojë rezultatin, në skenë doli lojtari i rritur te Gjilani, por që tash e sa kohë luan për Malishevën, Altin Aliu, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht në minutën e 82 për 3:1 e ai shënoi edhe katër minuta më pas për rezultatin 4:1. /kryelajmi.com/.