Futboll

Në Ferizaj udhëtuam për fitore, por është meritë edhe e skuadrës vendase që ndeshja përfundoi baras

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se barazimi ka qenë i drejtë.

“Ekipi është i ngarkuar psikologjikisht, por nuk është justifikim. Pjesën e parë kishim një rast, ndërsa në të dytën kishim rastin për të përmbysur rezultatin, por në fund të shpëtosh humbjen është e barabartë me fitore”.

Tutje trajneri Ramadani tha se në Ferizaj udhëtuan për fitore, por që është meritë edhe e skuadrës vendase që ndeshja përfundoi baras.

“Kemi marrë një pikë, nuk erdhëm për të kalkuluar me rezultatin, pasi erdhëm për të fituar. Është një meritë e Ferizajt që dolëm me barazim në këtë takim”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like