Gjilan – Klubi i Boksit, Drita me 2 korrik në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në shenjë të përkujtimit të ish-boksierit dhe dëshmorit të kombit, Agim Rashiti, do të mbanë turnirë të boksit. Ky turnir madhështorë do të mbahet pas dy vitesh për shkak pandemisë Covid-19, por në të shumtën e rasteve ky turnir po neglizhohet duke pasur mjaft probleme për tu zhvilluar për shkak mjeteve financiare.
Ish-boksieri e dëshmori i kombit, Agim Rashiti, ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë me 28 mars 1989 në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, në demonstratat e mëdha të cilat u zhvilluan në këtë periudhë të vështirë të popullit shqiptarë.
Agim Rashiti i kishte plot 26 pranvera kur me gjakun e tij po mbronte lirinë e popullit të tij, por plumbat gjakatarë të pushtetit serb e qëllojnë që ne sot të gëzojmë idealin e që ishte liria e popullit të Kosovës.