Këtë të enjte, më datë 12 prill, në kuadër të “Javës së Bibliotekarisë Kombëtare”, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” do të hapet Këndi i Bibliotekës së shkrimtarit gjilanas Ramadan Mehmeti.
Siç ka theksuar Qazim Azizi, drejtor në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” , ky aktivitet do të përcillet edhe me ngjarje përcjellëse. Për jetën dhe veprën e shkrimtarit Ramadan Mehmeti do të flasin dr. Faik Shkodra, Sabit Rrustemi e Arsim Halili.
Në këtë ngjarje kulturore me një fjalë përshëndetëse do të paraqitet edhe kreu I komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sikurse që do të flasë edhe vetë autori.
Ngjarja kulturore nis në ora 11.