ARSIMI

Në nismë të vitit të ri shkollor  organizohet “Hajde shoqnohemi”

“Hajde shoqnohemi” është një ngjarje prej një grupi të rinjve të cilët do të organizojnë një “Ëelcome party” për nxënësit që do të fillojnë klasën e X në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ky projekt përfshin aktivitete të ndryshme për nxënësit siç janë: Tavolinat e përbashkëta, diskutimi me psikologun, si dhe aktiviteti “Peer to Peer” në të cilën nxënësit do të kenë mundësi të diskutojnë me nxënësit e klasave të XI për problemet gjatë periudhës së shkollës së mesme. Në faqen tonë janë edhe arsyet se si kemi ardhur tek kjo ide (duke u bazuar në eksperiencat tona). Të gjithë nxënësit të cilët këtë vit do të fillojnë klasën e X ju mirëpresim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor në oborrin e shkollës. Për të vazhduar projekti jonë ne do të formojmë klube të cilat do të funksionojnë gjatë tërë vitit shkollor. Ky projekt mbështetet nga IPKO Foundation dhe UNICEF Innovations Lab Kosovo. Ngjarja mbahet të hënën me 02.09.2019 në ora 13:00 në oborrin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.

You Might Also Like