LAJME, Viti

Në Viti u zbulua shtatorja e ballistit dhe  atdhetarit, Hasan Ali Remniku

 

 

 

Ne prani te nje numri te madh te qytetareve, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, i cili njihet si një figurë e shquar e historisë së Anamoravës dhe Kosovës. Te pranishem  në këtë ngjarje ishin mysafir të shumtë nga jeta publike, veprimtarë të çështjes kombëtare, përfaqësues të Institucioneve qendrore e lokale, Organizatave të dal nga Lufta e UÇK-së e mysafirë të shumtë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, foli për veprën dhe jetën e atdhetarit Hasan Ali Remniku, duke vlerësuar si një ditë të veçantë jo vetëm për familjarët, jo vetëm për Vitinë por për mbarë kombin shqiptar. “Është një ditë e veçantë për të gjithë ne, një ditë kur historia dhe trashëgimia jonë marrin formë konkrete në këtë shesh që tashmë mban emrin e Hasan Ali Remnikut. Jemi mbledhur këtu jo vetëm për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme të Anamoravës, por edhe për të kremtuar zbulimin e shtatores së tij, një monument që simbolizon jo vetëm jetën dhe veprën e tij, por edhe shpirtin e gjithë atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai po ashtu tha se kjo shtatore do të kujtojë gjithmonë sakrificat e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit tonë duke shtuar se ne kemi detyrimi të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë kulturore për brezat e ardhshëm.

Ky moment, ky akt i zbulimit të shtatores, nuk është thjesht një përkujtim i së kaluarës. Është një mesazh për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

 Hasan Ali Remniku na ka lënë një trashëgimi të pasur, një rrugë që duhet të ndjekim me krenari dhe përgjegjësi. Ai nuk ishte thjesht një burrë i kohës së tij; ai është një udhërrëfyes për ne të gjithë sot”, tha ai. Për jetën dhe veprën e Hasan Ali Remnikut, me një ekspoze u paraqitë shkrimtari dhe publicisti Sabit Rrustemi. Fjalë rasti mbajtën edhe ish zv. kryeministri dhe ish kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, historiani Bajram Hoti dhe ish kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve në Viti Qemajl Rexhepi.

 

E në emër të familjes Aliu, të pranishmit i përshëndeti Hasan Alia, nipi i atdhetarit e patriotit Hasan Ali Remnikut, i cili mes tjerash edhe falënderoi gjithë donatorët që kanë kontribuar për ndërtimin e shtatores. Me këtë rast, u dha edhe një program artistik me këngë dhe valle. Zbulimi e shtatores e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Avdyl Bajrami, ish kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe zv.kryetari i komunës Hasan Alia.

AZIZ ZUKA

You Might Also Like