Futboll

Nga dy lojtarë të Dritës dhe të Gjilanit pjesë e Kosovës U21

Portieri i ri i Dritës Eron Isufi dhe qendërsulmuesi i këtij ekipi Ardit Tahiri si dhe sulmuesit e Gjilanit Oltian Bilalli dhe Redon Ismajli janë të ftuar nga selektori i Përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll, Afrim Tovërlani, i cili ka publikuar listën me 24 futbollistë, për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2025 që do të organizohet në Sllovaki.

Eron Isufi (FC Drita)

Ardit Tahiri (FC Drita)

Oltion Bilalli (SC Gjilani)

Redon Ismajli (SC Gjilani)

Ata më 17 nëntor do të luajnë në udhëtim ndaj Bullgarisë në kuadër të grupit D.

Lojtarët e tjerë të ftuar janë: Leo Besson, Altin Gjokaj, Rion Zejnullahu, Amar Gërxhaliu, Andi Hoti, Arbnor Hasani, Valon Zumberi, Rejhan Thaçi, Etnik Brruti Egzon Rexhaj, Altin Kryeziu, Adem Podrimaj, Behar Neziri, Benjamin Dibrani, Art Smakaj, Milot Avdyli, Besfort Zeneli, Veton Tusha, Ermir Rashica, Arian Llugiqi dhe Dion Krasniqi.

Kosova në tri ndeshjet e para ka një fitore e dy disfata. Fitoi ndaj Estonisë 2:0, ndërsa pësoi disfata 3:0 nga Polonia dhe Gjermania./kryelajmi.com/.

You Might Also Like