LAJME

Nuhi Nuhiu dorëhiqet nga posti i nënkryetarit të degës së AKR-së në Gjilan

 

Nuhi Nuhiu, nënkryetar i deritashëm i degës së Aleanca Kosova e Re (AKR) ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit dhe nga të gjitha funksionet tjera në këtë subject politik, kurse për vendimin e tij, Nuhi Nuhiu ka njoftuar kryetarin e degës, Ismet Hajdinin, sikurse që këtë vendim e ka bërë public edhe për media.

 

Në dorëheqjen e Nuhi Nuhiut është thënë:

 

Përshëndetje zotëri kryetar i degës së Akr-së zotëri Ismet Hajdini. Zotëri kryetar, ju njoftoj se sot kam marrë vendim të japi dorëheqje të parevokueshme nga nënkryetari i degës së Akr-së dega në Gjilan. Njëherit edhe nga kryetari i nëndegës së fshatit Përlepnicë, nga pozita e kryetarit të komisionit për buxhet, financa dhe investime! Dhe krejt në fund, nuk do të jem anëtar i Akr-së! Shkaqet janë të shumta,por dua vetëm disa faktor ti përmendi të cilët ishin qenësore për këtë hap timin. Që nga zgjedhjet qendrore , kryesia dhe kryetari i degës asnjëherë nuk është konsultuar, apo nuk kemi pasur komunikim të rregullt me proceset të cilat , po ndodhin në parti e rreth partisë. Çështja e koalicioneve as që është diskutuar në kryesin e degës. Kryetari dhe kryesia e degës është informuar përmes portaleve, dhe mjeteve të informimit, por jo në kryesi të degës! Faktor tjetër që më ka shtyre të jap dorëheqje , është edhe koalicioni parazgjedhor në zgjedhje Komunale 2017! Ky koalicion me Ldk-ën në Gjilan , është bërë në mes të Fatmir Matoshi kryetar i degës së Akr-së në Kamenicë dhe Lutfi Haziri! Përse bëhet një anashkalim i kryesisë së degës dhe kryetarit Ismet Hajdini, çfarë roli kishte kryetari i degës dhe kryesia e Akr-së në Gjilan? Ne ,sipas logjikës së kryesisë qendrore, paskemi qenë vetëm argat për të mbajtur ujë!? Kjo kryesi me kryetarin , gjatë punës 2 vjeçare formoi 29 nën degë në Gjilan! Ndërsa për koalicion kryesia e degës as që konsultohet , por, ne këtë marrëveshje e kuptojmë , përmes portaleve!? Fatmir Matoshi dhe dy këshilltarët të cilët së bashku i kanë 262 vota, dhe 1700 vota të tjera thuaje se nuk ekzistojnë, e për struktura të partisë as që dëshirojnë të dëgjojnë. Kështu këta dy këshilltar , tani vrajnë e kthjellin në degën e Akr-së në Gjilan. Këta emërojnë një drejtor , pa marr miratimin nga kryesia, por as që na kanë njoftuar si kryesi, përsëri informatën në si kryesi e marrim nga portalet?! Njashtu edhe për trupat e Kuvendit Komunal, nga Akr-ja nga këta dy këshilltar informatë marrim nga portalet! Atëherë , ku është morali im ,të jem nënkryetar i një partie ku nuk respektohet votuesi , anëtari, struktura! Edhe pse premtimet nga kryetari Pacolli ishin, se në Komunën e Gjilanit do të ngritët një kapacitet prodhues, nëse viem në pushtet! Njashtu edhe në bashkëqeverisja me ndonjë subjekt,të gjitha ato degë që do të kenë votues më të shumtë,do të përfaqësohen me më shumë individ,por tani na duel e kundërta. Dega e Akr-së e Gjilanit në qeveri ka vetëm një individ,edhe pse në si degë jemi në vendin e dytë pas Prishtinës,por privilegje kanë ato degë që kishin nga 300,500,votues. Nga Gjilani asnjë kuadër nuk u përfaqësua në Qeveri!Edhe gjëra të tjera ,mund të argumentohet dhe me kanë shtyrë që të jap dorëheqje,por kurrë për çështjen time personale a familjare! Unë ,kam menduar se,me president Pacolli,dhe me Akr-ën do ti jipet një shtyrje e fortë Gjilanit ,rinisë për punësim e zhvillim ekonomik,por ,jam i zhgënjyer edhe me politikat zhvillimore që ka qeveria aktuale,ku pjesë e sajë është edhe Akr-ja! Prandaj,nuk mund të jem pjesë e një partie,ku nuk respektohet,struktura e saj!Pasi që në si kryesi ,nuk kem kurrfarë ndikimi,apo kurrë nuk konsultohemi, dhe vazhdon qendra të na injoron,e këta dy këshilltar vendosin ,për degën e Akr-së në Gjilan!Unë ,i faleminderoj,simpatizantët,votuesit,përkrahësit,anëtarët,kryetarët e nëndegëve, të cilëve shumë iu kam borxhe,që në çdo kohë ishin të gatshëm për bashkëpunim,anëtarëve të kryesisë,Kryetarit Ismet Hajdini,që kemi bashkëpunuar mbi dy vite,kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe pas largimit tim,nga Akr-ja,do të mbesim shok,miq!Por,akoma duhet kohë në politikën shqiptare, në pluralizmin politik,ta kuptojnë se dhe ta njohin domethhëniën e fjalës parti!!!!!Me respekt! Nuhi Nuhiu!

 

You Might Also Like