Llapi dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Takim ky, cili në fund përfundoi në të mirë të “Intelektualëve” me rezultat 3-1, shkruan Sheshi.info
‘Dua të përgezoj të dyja skuadrat, realisht një fushë shumë e vështirë ku prodhuan shumë të dy ekipet. Mendoj që ndeshjen kemi mundur ta mbyllim në pjesë e parë po të vinte ai goli i tretë, mirëpo gjithçka u komplikua kur erdhi penalltia dhe në pjesën e dytë Llapi e kërkoj golin e barazit, derisa erdhi goli i tretë i ynë erdhi edhe qetësia. Por kundërshtari nuk u dorëzua kërkoj të shënoj por me vjen mirë që djemtë mbrojtën rezultatin dhe fituan tre pikë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë”.
Mendoj që ekipi ynë ka mundur ta mbyllë më herët këtë ndeshje, por pësuam dhe rrezikuam rezultatin. Mirëpo e them edhe njëherë se mvjen mirë që djemtë e kontrolluan dhe fituan ndeshjen në një teren të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Nuk e di rregullorjae thotë që në momentin që bën penallti ndëshkohesh me të verdhin, por nuk e kam parë dhe besoj në arbitra sidomos tani më sistemin VAR as që e lodhi kokën të merrem me këtë punë”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu për Art Sport.