Sedat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit ua ka parë për të madhe lojtarëve të tij që nuk janë angazhuar në pjesën e parë sikurse në të dytën. Ai ka thënë se pot ë jepnin maksimumin në pjesën e parë rezultati do të ishte krejt ndryshe.
“ E filluam ndeshjen jo mirë. Pse patjetër duhet të pranohet goli që neve të na shtohet motivi. Ndoshta një neglizhencë e brendshme na ka kushtuar në këtë ndeshje. Nuk është çështje e komponimit të ekipit. Më dhimbsen këto pikë për arsye se nuk i gëzuam tifozët e nuk dolëm në vendin e tretë, nuk e gëzuam as kryesinë që po na krijon të gjitha mundësitë. Humbëm tre pikë të arta për të qëndruar në kreun e tabelës. Kjo është e pafalshme”, ka thënë Sedat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit.