Robëria, jo qindvjeqare, por shekullore shqiptare, na mësoi se ishin gjithnjë të pakt ata që iu kundërvuan padrejtësive, robërisë dhe hordhive të ndryshme armiqësore, dhe si rezultat kishim këto periudha të gjata robërie dhe pasojat, të ngecjeve të mëdha përkundër popujve të tjerë, të cilat i ndjejmë edhe sotë por fatkeqësisht do ti ndjejmë edhe mjaftë gjatë…
Padrejtësitë, fatkeqësisht, u bënë jo vetëm nga armiqtë por edhe nga vetë shqiptarët ndaj shqiptarëve apo “vetëvehtes” së tyre, për përfitime personale. Natyrisht sikurse edhe tek të gjithë popujt të tjerë në periudha të ndryshme të zhvillimit shoqërorë, dhe egzistojnë si të tilla edhe sotë por do të egzistojnë përherë pasi që njeriu si i tillë e ka edhe këtë veti të “grabitjes” në “substancën” e tij, si krijesë e “vetëdijshme” që është.
Këto veti i kanë, dhe i patën në historin e njerëzimit pra edhe shumë nga ata që si të pakt e ngritën zërin dhe “vepruan” kundër robërisë dhe padrejtësive, në çdo formë, dhe si “kundërreakcion” e shkaktuan krijimin e “Opozitës” e cila i dekonspiroi si të tillë.
Ishte e vështirë dhe e “pabesueshme” që pas luftës së fundit në Kosovë të ketë “persona” të tillë, dhe më në fund kur realiteti e vërrteton një “hamendësim” të tillë edhe më vështirë të ketë njerëz të cilët i dekonspironin dhe ngrenë zërin lartë dhe faktikisht paraqiten si “opozitë” apo e kundërta e tyre, për ndërgjegjësimin e atyre që deri dje ishin robër.
Është për çdo lavdatë, përveq eksceseve ekstreme dhe shkatrrimit të pronës “shtetërore”, kjo opozitë e pasluftës e Albin Kurtit e LVV, më vonë Parti, edhe pse sikurse shumë “opozitarë” të ndryshëm ndër popuj në periudhat fillestare politike bëjnë deklarime të tillla, e proklamuar si “Lëvizje” dhe assesi dhe asnjëherë si “Parti për pushtet” por vetëm dhe “përherë” si “zë populli”… e cila na dekonspiroi vetitë, por edhe politikat e gabuara, e disa nga ata që, në realitet, u përjetësuan në histori dhe e ndrruan atë, por edhe u paraqitën si “gllabërues për interesa personale”…
Pas kësaj, por edhe pasi që kosovarët, edhe pse “të lirë” e “ndjenë” në lëkurën e tyre autokracinë, nepotizmin dhe “gllabërimin” e cila u konvertua në një frigë të përditshmes por edhe ardhmërisë, ishte nevoj por edhe domosdoshmëri të ketë qeverisje të re, së paku me realizimin e disa nga “premtimet” e opozitës, e cila edhe ndodhi!
Dorën në zemër, z. Kurti me tër potencialin e tij, duke e shfrytëzuar mllefin e popullit, i cili ishte me të drejtë i mllefosur, i cili pas një shekulli robërie edhe “në liri” ndjehej i “tradhëtuar” dhe pa rend e ligj, me fajësimin e z. Thaqi dhe mbi emrin e tij por edhe mbarë strukturës luftarake të UÇK-së, e ndërtoi tërë “filozofinë e tij politike” , duke harruar se ata, dashtë e padashtë, prezentonin dhe ishin rrjedhimisht pasardhësit e luftës shekullore të çështjes Kombëtare. Kështu, duke mos e ndarë çështjen Kombëtare, me posesivitetin gllabërues individual, shkaktoi paragjykime dhe një ndasi, edhe sotë egzistente, ndër popull, i cili në brishtësin e tij të “filozofisë të robit shekullor” e kishte edhe ashtu vështirë të identifikoj dhe duaj, individët dhe ushtrin e cila me sakrifica shumë të mëdha realizoi ëndrrën shekullore, lirin që frymojmë…
“Premtimi” kryesorë i z.Kurti se “gllabëruesit” do të denoncohen dhe denohen, pas ardhjes në qeveri, përveq se në “videot e triumfialitetit” qeverisëse(që është një nga paradoxet, apo “zbulimeve inovative” qeverisëse për tër njerëzimin!) rrëshqitazi, as që u përmend më e lëre më të investigohen, vërrtetohen apo të denohen! Kështu, duke i lën çlirimtarët në amulli, duke e ndjerë mbi lëkurën e vetë tër mllefin qeveritar, por edhe të atyre që përherë, ndër gjenerata, vepruan kundër interesave kombëtare, por edhe atyre që asnjëherë dhe me asgjë nuk e ndihmuan kombëtaren, por vetëm vehten e tyre dhe janë kundër çdokujt dhe çdo gjëje!
Fatkeqësisht, nuk ishte ky i vetmi i cili mbi kurrizin e veprimtarëve dhe çlirimtarëve ndërtoi karrierën e tij politike. Me po të njejtën masë dhe metodologji veproj znj. Osmani, e cila emrin e z. Thaqi, veprimtarëve dhe çlirimtarëve dhe njollosjen e tyre, deri më sotë pa asnjë argument dhe konsekuenc të cilën e premtuan para përzgjedhjes së tyre, e përdorën për karrierën e tyre politike. Në katër vite të qeverisjes së tyre, as nuk u përmendën më njollosjet, emrat dhe as që u inicua asnjë padi apo dënim për “gllabërisjet” personale, individuale apo “grupore” apo vrasjet mbi të cilat akuza dhe “pohime” këta të dy erdhën në qeveri dhe premtuan për “drejtësi dhe ligj”. Dhe qfarë është më e keqja, me votën e popullit, nuk e ndjejnë përgjegjësinë që po këtij populli të i japin kurrfarë llogarie, lere më të deklarohen me shkrim apo në media, me përjashtime të rralla, gjatë tërë kohës së qeberisjes së tyre, përkundrazi mundohen që mediat të “kontrollohen” apo të “heshten” me metoda të justifikuara autokratike!
Përkundrazi, gjatë tër qeverisjes së tyre, përjetuam një “Deja vu “ të qeverisjeve të mëparshme, me tër potencialet negative; Gllabërisje personale në çdo nivel shtetërorë, nepotizëm, mosrespektim të ligjit dhe rendit kushtetues, dhe një autokraci e cila, për fatë tonin, nuk mundi të agravoj në përmasa të përcaktuara nga z. Kurti, pasi që kishim dhe kemi ndërkombëtarët perendimorë të cilët investimet dhe angazhimet e tyre i bën për një shtet demokratikë, të drejtat e njeriut dhe lirinë personale.
Paradoxi kryesor dhe më i keqi, qfarë nuk e patën qeverisjet e kaluara, ishte kundërvënja ndaj botës perendimore dhe prishja e marrdhënjeve me ta, në çdo nivel, deri me ndëshkim nga ata me sanksione. Duke i shpallur inegzistente qeverisjet dhe marrëveshjet e kaluara me ndërkombëtarët, mbi të cilat edhe pasoi intervenimi ndërkombëtar i cili në bashkëpunim, na mundësoi realizimin e këtij shteti. Duke mos e menduar fare se duke na siguruar neve lirinë ata investuan dhe hargjuan dhe hargjojnë miliarda për këtë shtet dhe aplikimin e demokracisë në të, dhe ato investime duhen me apo pa dashje të qeverisë aktuale të “argumentohen”, e jo ato të autokracisë dhe “diktatit” të një, apo disa individëve.
Të mos i besosh dhe të i kundërshtosh SHBA-së, me ndihmën dhe angazhimin e të cilës egzistojnë dy shtete shqiptare, dhe e cila është garantë i qëndrueshmërisë të këtyre shteteve, është absurditeti më i madhë njerëzor, e lere më politik. Përkundrazi, të tregohesh edhe më i menqur se ata e të ju “japësh mend” për politik, dhe të tregohesh më “superior” se fuqia më e madhe botërore, është naivitet dhe mosnjohje elementare politike, e mos të flasim për diplomaci, por mu kjo ju ndodhë z. Kurti dhe znj. Osmani, me të gjithë respektin shtetërorë dhe institucional që kam.
Një njeri që vepron si politikan dhe para zgjedhjeve deklaron se mbas zgjedhej do të bëj koalicion vetëm me një parti apo person të caktuar, është e paraparë që të dështoj në marrëveshje politike dhe politik . Një politikan, udhëheqës i një Partie, sikurse është z. Kurti, i cili pas tre muajsh bashkqeverisje, ia hjekë nga posti Ministror, Ministrin dhe njeriun kyq të Partisë bashkëqeverisëse, duke e ditur që faktikisht e rrxon qeverin dhe vetvehten njëkohësisht, për mua nuk ka njohuri elementare politike dhe diplomatike.
Një njeri, sikurse z. Kurti dhe me shumë vrull edhe z. Osmani, që tenton të rrxon qeverin e shtetit Shqiptarë, duke formuar Parti simotra, e duke marrë personalisht pjesë në zgjedhje, duke qenë njëkohësishtë Kryeministër i Kosovës, është i dështuar në politik. Por, edhe duke shkuar edhe më largë, duke i ngrirë dhe ftohur marrëdhëniet me qeverinë bashkëkombase, duke shkaktuar ndasi kombëtare, e duke e fajësuar Kryeministrin e Shqipërisë për këtë, për mendimin tim janë tendenca armiqësore dhe jo të “Bashkimit Kombëtar” qfarë z. Kurti, në periudhën e “opozicionizmit” të tij deklaronte, dhe natyrisht e harroi kur erdhi në qeveri. Përndryshe bashkimin Kombëtar nuk e zbuloi z. Kurti, ai ishte dhe është i pranishëm në qenjen Kombëtare shqipëtare gjatë tërë periudhave të robërisë.
Për të mos qenë e rastësishme,” intervenimi” në punët e mbrendshme të shtetit Maqedon, duke formuar prapë parti simotra dhe njëkohësisht duke shkaktuar përqarje tek shqiptarët në Maqedoni, nuk tregon pjekuri politike e aspak diplomatike, por naivitet për të vetë “përzgjedhurin” “Kryeministër të tër shqiptarëve ku jetojnë”, paradox mbas paradoxit…
Jam më se i bindur se shumë nga këto “marifetllëqe” nuk do të ndodhnin, po të kishte z. Kurti një opozitë si të tijën. Së paku do ta “bllokonin” dhe “tymosnin” Parlamentin dhe populli do të njoftohej me të gjitha matrapazllëqet e Z. Kurti dhe znj. Osmani në detaje, me data dhe orë kur dhe qka ka ndodhur dhe qfarë kanë bërë dhe qfarë nuk kanë bërë qeveria…
Hamza Kokollari 09.05.2024