Muzikë

Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

 
105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem. U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar.
Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.
Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës.

You Might Also Like