Viti

Pas pushimeve verore nisi punën edhe Qerdhja për fëmijë “Gëzimi Ynë “ në Viti

Me një vonesë njëjavore më në fund në Viti, ka nisë punën edhe objekti i vetëm publik Qerdhja për fëmijë parashollor ”Gëzimi ynë”. Një vonesë e tillë ishte si pasojë e punëve që kryheshin në rinovimin e këtij objekti me rëndësi.Puna nisi sot pasi që rinovimi i objektit ka përfunduar dhe tani do të jetë në funksion të edukimit të fëmijëve.

Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar këtë Institucion parashkollor, e gjatë vizitës që k bëeë këtij institucioni, kryetari Haliti është shprehur se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim, posaçërisht në rregullimin e infrastrukturës shkollore duke shprehur kënaqësinë për punët që janë bërë në këtë object gjatë rinovimit dhe me kushtet që tashë

do të jenë shumë më të mira për voglushët që janë të vendosur në këtë qerdhe nga të thuash e tërë komuna e Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like