Bujqësi

Patatja e Debelldehut, fermerët të kënaqur me prodhimin këtë vit

Ka ditë që kur fermerët e Debëlldehit, rreth 13 kilometra larg Vitisë, janë kthyer arave të tyre të mbjellura me patate.
Ata kanë filluar vjeljen e prodhimit të sivjetëm ndërkohë që thonë se janë të kënaqur me rendimentin.
Përveç bukurive natyrore ky fshat është i njohur edhe për kultivimin e patates.
“Sivjet i kam të mbjellur rret 3 hektarë me patate, rendimenti mirë është krahas verës së thatë këtë vit, prodhimi i mirë është”, tha Hamdi Hasani fermer, teksa shton se nuk mungojnë as kërkesat në treg.Patatja e Debelldehit është ndër më të mirat në rajon për nga cilësia, kjo lidhet nga shumë faktorë si kultivimi në lartësi mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Siç tregojnë vetë ata, cilësia vjen edhe nga mos përdorimi i plehrave kimik apo helmet e pesticidet.

Patatja kultivohet masivisht nga fshatarët e kësaj zone brez pas brezi.Ndonëse shumica e banorëve janë shpërngulur nga ky fshat malor, janë rreth 15 fermerë që ende vazhdojnë traditën e kultimivimit të patates dhe kërkojnë më shumë përkrahje nga shteti që të shtojnë sipërfaqet me patate e kultura tjera bujqësore.Fermerët presin që të dalin të kënaqur edhe me shitjen e prodhimit pasi edhe çmimi në treg thotë se është i mirë, 1 euro kilogrami/Aziz Zuka

You Might Also Like