Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Internistikës, Dr. Halim Hajdari e mbi 37 vite përvojë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Dr.Halim Hajdari ka lënë gjurmë pozitive kudo që ka punuar e vepruar, si mjek i dashur, i respektuar për të gjithë pacientët dhe stafin.
Ai ka lënë gjurmë në profesionin e mjekut, të cilin e kreu me shumë ndërgjegje e krenari.
Menaxhmenti i Spitalit i ka shprehur mirënjohje për gjithë kontributin shumëvjeqar në shëndetësi, duke i dëshiruar shëndet të plotë në jetën pas pensionale./Mediafokus