Gjilan

Përfundoi procesi zgjedhor i LDK-së në nëndegët Pidiq, Shurdhan, Dunav, Isufaj dhe Stançiq

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së në Pidiq, Shurdhan, Dunav, Isufaj dhe Stançiq, me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit.
Kuvendet zgjodhën kryetarët, kryesitë dhe delegatët.
Sipas agjendës zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë më 30 qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen dyzet e katër (44) nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.
Apelojmë për pjesëmarrje në zgjedhje e vendimmarrje në të gjitha nëndegët dhe gjatë gjithë muajit të zgjedhim me LDK.

You Might Also Like