Sportet me dorë

Përfundon ëndrra e KV Drita për finale

KV Drita, ekipi i meshkujve është mposhtur në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-offit nga KV Peja me rezultat 0:3 dhe rruga e këtij ekipi për në finale ka përfunduar.

Befasia për Dritën ndodhi në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, pasi ndryshe se ç’është pritur KV Peja ka fituar lehtësisht, shkruan kryelajmi.com

Te ekipi pejan këtë mbrëmje është paraqitur tekniku Adriatik Kajtazi, që është rikthyer nga Zvicra dhe kjo bërë që Peja të ketë një gjuajtës më tepër, gjë për të cilin ekipi gjilanas nuk pati zgjidhje.

Seti i parë është mbyllur me rezultat 21:25, set në të cilin Drita ishte në epërsi me rezultat 19:16, por pikërisht këtu ngeci, ngase deri në fund KV Drita gati se e humbi çdo shërbim që e pati, derisa edhe sulmi ishte tejet i ngathtë.

Në setin e dytë që përfundoi me rezultat 22:25 sërish shërbimi ishte i dobët, edhe pranimi nuk ishte si duhet, andaj sulmet ishin të zbehta, kryetrajneri Idriz Berisha u mundua që me ndërrimin e pasuesit të bëjë diç më tepër, por edhe ky set u humb.

Seti i tretë ishte më i dobëti që e luajtën vendasit, ku asgjë nuk iu shkoi për dore e nuk mjaftoi as përkrahje e ekipit që ishte në numër më të madh se zakonisht dhe doli se thjeshtë ekipi pejan ishte më i mirë dhe me plot meritë shkoi në finale, ku do të përballet me ekipin e Ferizajt, që më herët e ka siguruar finalen pasi që e kishte mposhtur Skënderbeun./kryelajmi.com/.

You Might Also Like