Libri

PËRUROHET VËLLIMI POETIK I DEMUSH MEHMETIT, “BRYMË E PRANVERËS SË VONË”

Organizuar nga asociacioni i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, nesër në ambientet e shkollës fillore Hasan Ali Remniku”, në Remnik të Vitisë, në ora 16:00, përurohet vëllimi i parë poetik i Demush Mehmetit, ” Brymë e pranverës së vonë”, edituar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.
Për librin e parë të Demush Mehmetit, pritet të flasin Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha e Arsim Halili, ndërsa poezi nga libri si dhe moderimin, do ta bëj artistja e re Xhezide Selimi.
Një ngjarje e tillë letrare, në vendlindjen e autorit mbahet për herë të parë.

You Might Also Like