Dy ekipet nga Anamorava që garojnë në Ligën e Parë të Kosovës në Grupin B kanë pësuar humbje dhe janë ngjitur për fundin e tabelës. Vetëm një ekip bie nga liga, kurse në këtë rast më së vështiri punët i ka Kika e Hogoshtit, që kësaj radhe ka pësuar nga Ferizaj me rezultat 2:1. Në pozitën e parafundit gjendet Vllaznia e Pozharanit që gjithashtu ka pësuar me rezultat 2:1 nga Prishtina e Re. Kika është e fundit me 13 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara, derisa Vllaznia është e parafundit me 14 pikë.
Ja tabela e plotë:
