Këtë fundjavë është mbajtur gara për Kupën e Kosovës në pingpong e të cilën e fitoi Kpp Prishtina pjesë e të cilit janë edhe Feat Osmani, kryetrajner dhe e bija e tij, pingpongistja e re dhe tejet e talentusr, e cila konsiderohet e ardhmja e këtij sporti në Kosovë, Lena Osmani.
Pikërisht kjo lojtare ishte përcaktuese në fitoren e Kpp Prishtina me dy fitoret e saja.
Ajo në finale mundi ish-klubin e saj të mëhershëm Kpp Drita, duke bërë që Kupa e Kosovës të mbetet në Prishtinë. /kryelajmi.com/.