Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë punëve rutinë për parandalimin e aksidenteve po vazhdon me plane Operative për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik duke identifikuar kundërvajtjet dhe rrjedhimisht identifikimin e vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje: tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim i shpejtësisë, sot me 01 mars 2022, duke filluar nga ora 09:00h kanë operuar duke kontrolluar rrjedhën e trafikut përmes Droni-t, nëpër rrugët magjistrale të Rajonit të Gjilani.
Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr), gjatë ditës së sotme kanë shqiptuar gjithsej 45 gjoba për kundërvajtje të ndryshme: tejkalim të shpejtësisë, përdorim i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, mos përdorim i rripit të sigurisë gjatë ngasjes, ngasje pa pas patentë shoferi, pa regjistrim valid të automjetit , po ashtu pesë gjoba kanë rezultuar me konfiskim të patentë shoferëve për tejkalim në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kundërvajtje të identifikuara gjatë kontrollit përmes Droni-t.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 .