Drita si duket ka marrë në thua kur luan ndaj Prishtinës, ngase vetëm në këtë fillimvit ka humbur dy ndeshje ndaj ekipit kryeqytetas, kurse është ka humbur edhe ndeshjen për pikë, me rezultat 2:0.
Pas një gjuajtje të Hajzerajt në minutën 9, kur topi shkoi jashtë portës, Drita ka pësuar një gol të lehtë në minutën 17, kur mbrojtja e saj dëboi topin në mënyrën jo të duhur, kurse edhe portieri i rikthyer Maloku, nuk perceptoi mirë daljen e tij nga porta, kështu që Leotrim Bekteshi me kokë e futi topin në golin e zbraztë.
Në tentim për të barazuar rezultatin Hamdi Namani në minutën 24, gjuajti jashtë portës, kurse gjuajtjen e Boshnajkut të Prishtinës në minutën e 35 e priti Maloku. Shillova ka mundur që të dyfishojë rezultatin për Prishtinën në minutën 40, por kësaj radhe Maloku e devijoi topin që po futej në rrjetë.
Pjesëloja e parë është mbyllur me një rast shumë të mirë të Ajzerajt, që sërish gjuajti mbi portë, për të lënë rezultatin e minutës 17, Prishtina – Drita 1:0.
Prishtina pati rast që të dyfishoj rezultatin, kur Leonit Abazi shpërtheu nga e majta dhe u gjet ballë për ballë me Malokun që priti e topi u dëbua deri te Shillova që gjuajti me kokë dhe qëlloi tërthorësen.
Për Dritën e bë edhe më keq në minutën 60, kur i sapoardhuri Henri u ndëshkua ma karton të dytë të verdhë dhe Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Me motivacion se ishte pozitë jashtë lojës, Dritës iu anulua një gol të cilin e shënoi me kokë Kastriot Rexha në minutën 70. Në minutën 77, gjuajtjen e Xhevdet Shabanit e priti Ardit Nika i Prishtinës.
Minuta 87 doli të jetë vendimtare, kur Tun Bardhoku pasi u asistua nga Krasniqi ia doli të shënojë për 2:0.