FC Prishtina ka fituar titullin e njëmbëdhjetë në histori të klubit, pasi që këtë të diele në Stadiumin e Qytetit në Gjilan e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2:1.
Me këtë fitore, Prishtina pa marrë parasysh rezultateve në xhiron e fundit, ajo ka fituar titullin e kampionit.
Golin e parë për Prishtinën e ka shënuar Mici nga pika e bardhë, kur me urti ka mposhtur portierin e Gjilanit, kurse goli i dytë ka ardhur nga Zyba, pak para përfundimit të pjesës së parë.
Ajo çfarë mundi të bëjë Gjilani ishte shënimi i një goli nga sulmuesi i tyre Çyrbja, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit mysafir që shkurtazi dëboi topin dhe me një gjuajtje volley shënoi për rezultatin 1:2.