Gjilan

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku zgjedhet rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2023, me votim të fshehtë ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku rektor të Universitetit për mandatin katër vjeçar.

Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç ‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe  prioritete, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.

Ndryshe me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre,  janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023.

You Might Also Like