Ahmet Maloku, doktor në Shkencat Juridike dhe të Kriminologji, pas një pune shumëvjeçare së bashku me kolegun – bashkëautorin Prof. Dr Omer Gabela nga Sarajeva kanë nxjerrë një libëer të veçantë dhe të rralë ndër ne.
Universiteti i Sarajevës, Instituti për hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare ne Sarajevë publikuan librin “Gjenocidi: aspektet themelore në kuptimin dhe hulumtimin e krimit”.
Sipas dr. Ahmet Malokut, një nga autorët e këtij libri, ky libër është i vlefshëm për studiuesit e interesuar për gjenocidin në përgjithēsi. Ai gjithashtu në veçanti ofron udhëzime për hetuesit kriminalistikë, prokurorë, gjyqtarët dhe të tjerë të interesuar në çështjet komplekse ligjore që lidhen me hetimin e gjenocidit dhe rëndësinë e aspektit procedural. Maloku një falënderim të veçantë ka shprehur për Universitetin e Sarajevës, Institutin për hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Sarajevë, Prof. dr. sc. Hana Korać – recenzente, Prof. Ann Petrila -University of Denver Colorado, USA- recenzente dhe Mr. Almir Grabovica- recenzent.
Maloku thotë se libri shumë shpejtë ofrohet për shitje në gjuhën boshnjake dhe angleze në planformēn Amazon.com. /kryelajmi.com/.
