Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.