OPINION

Pse duhet të fitoj Ali Ahmeti!

Shkruan: Izmi Zeka

Zgjedhjet në Maqedoni po kalojnë në një situatë të çuditshme duke u përpjekur përmes luftës  politike ndaj Shqiptarëve respketvisht ndaj BDI-së të krijojnë qasje të re në funksionimin e shtetit Maqedon.

Është mbase një kurth ku partitë e llojit të VMRO-s sikur janë ngjallur edhe në Evropë ku paraqesin rrezik për të ardhmen e vet Evropës.

Në këtë rast BDI-ja  me në krye Ali Ahmetin  duhet të fitoj, ku  përveç të arriturave të shqiptarëve në Maqedoni edhe mund të ruaj  balancin politik që i shërben paqes dhe largimit të  ndikimit Rus në Maqedoni.

Këto zgjedhje në shikim të parë duken normale mirëpo fjalori dhe ndikimi i Rusisë duken të jenë qasje sidomos e VMRO-s, që mund të ndikoj në të ardhme  gjeostrategjike të Ballkanit dhe jo vetëm..

Maqedonia është një shtet i brishtë. Këtë brishtësi mund ta shfrytëzojnë  shteti Serb dhe Rusia për nevoja të një krize në Ballkan ku pasandej riparimet mund të jenë të vonshme.

Ali Ahmeti përveç të arriturave  dhe stabilitetit që ka krijuar, tani e mbi 20 vjet ka qasje evropiane dhe Maqedoninë e sheh si pjesë të integrimeve Evropiane.

Fitorja bindshëm e BDI-së respektivisht Frontit Evropian duhet të shihet edhe në relacion  me politikat e shqiptarëve në Ballkan si partnerë të Shteteve të Bashuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ndonëse një Ballkan me mentalitet ende të rrugicave historike, pasigurinë që kanë nga vetë historia e tyre në momente të caktuara  shpërfaqin fytyrën e vërtetë dhe logjikën e sëmurë duke menduar që ende janë në fillimet e shekullit XX.

Ali Ahmeti nuk duhet të rrëshqas në retorikën e përditshme politike e sidomos në egërsinë e partive Maqedone.

Në planin personal ai i ka mundur,  tani është koha që ti mundi në planin strategjik pra Maqedoninë duhet evropianizuar.

Mirë e thekson Edi Rama në ceremonnin e shpalljes  “Qytetar Nderi” i Tiranës

“Ju them vetëm të shohin interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që sot është më shumë se kurrë ndonjëherë edhe e tyrja dhe ta mbrojnë republikën e tyre ashtu sikurse pozicionin e tyre si shqiptarë nga ndikime të jashtme, të cilat synojnë gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me stabilitetin e në asnjë rast nuk mund t’u sjellin shqiptarëve asgjë më të mirë sesa ata kanë arritur, por përkundrazi mund t’u shkaktojnë atyre dëme mbi ato që janë arritur”,

Me fitoren e Ali Ahmetit,  Frontitit Evropian përfitojnë qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shqiptarët  që janë edhe pjesë e jetës dhe e zhvillimit historik të  Maqedonisë.

You Might Also Like