OPINION

Pushteti në Gjilan mburret për rritjen e të hyrave nga tatimi në pronë

Ardian Azemi

Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë qenë taksapagues të rregulltë, më të rregulltë se kudo e kurdo. Shtrohet pyetja; çka i ka ofru pushteti qytetarit të Gjilanit për shkak se ai po i paguan tatimet ndaj shtetit?

Po të isha në vendin e pushtetarëve të Gjilanit e me gjitha këto skandale e pa asnjë punë të hajrit dhe me shumë zvarritje, më kish ardhë marre me dalë e me folë për taksat e tyre.

Pushteti në Gjilan mburret për rritjen e të hyrave nga tatimi në pronë.

Gjilanin e ka mashtru pushteti i sotëm lokal e qendror. Qeverisja lokale, koalicioni qeverisës është totalisht i paaftë për të ofruar zhvillim e zgjidhje për shumë tema, ndërsa pushteti qendror e ka tradhtuar besimin e gjilanasëve, e mbi 30 mijë gjilanasëve.

E kanë bë katrahurë Gjilanin gjithkah që shikon. Komuna më e pazhvilluar ka mbetur. Nga një Komunë e cila pati nis hovshëm zhvillimin e ndërtimin, pushteti axhami e ka shndërru në një Komunë të pluhërosur, një qytetet të pakapërcyeshëm nga toka.

Leni pallavrat. Jeni totalisht të paaftë, përveç injorantë!

You Might Also Like