Viti

Drejtuesit e komunës së Gaillard të Francës vlerësojnë lartë bashkpunimin me Kosovën

 – Drejtuesit e komunës së Gaillard-it të Francës, kanë vlersuar se bashkpunimi me Komunën e Vitisë dhe komunat tjera të Kosovës, është një interes I përbashkët, pasi përmes këtij bashkpunimi mund të ndihmohen qytetarët në zgjidhjen e problemeve të përditëshme. Kryetari I komunës së Gaillardit, Jean Pol Bosland këtë komenet e ka bërë në një takim public me qytetarë dhe përfaqësues të institucionve të ndryshme të kësaj komune, ku është prezantuar puna e Parlamentit të Francës si dhe angazhimi i Ekipit për Kërkim dhe Shpëtim (GIS) e këtij shteti në aksionin humanitar në ishujt Sant Martines,të cilat në shtator të këtij viti ishin goditur nga uragani IRMA. Bosland që krahas detyrës së kryetarit të komunës së Gaillardit ushtron edhe detyrën e zëvendës komandantit të ekipeve të kërkim shpëtimit të Franës, ka thënë se gjatë muajit prill ai së bashku me disa përfaqësues nga njësia e zjarrëfikësve,në Viti, ka zhvilluar një trajnim edhe me ekipet e ngjashme të Kosovës, ku aty janë shkëmbyer praktika të punës që bëjnë këto ekipe në shpëtimin e jetërave të njerëzve. “Në bashkpunim me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare, për disa ditë së bashku me ekipet e zjarrëfikësve nga komunat e ndryshme të Kosovës, kemi zhvilluar trajnime të përbashkëta në shpëtimin e jetërave të njerëzve në aksidente komunikacioni”, është shprehur kryetari Bosland, duke potencuar se kjo ishte një përvojë e re për të dhe ekipin e GIS të Francës dhe se vetëm përmes bashkpunimit të ndërsjellët mund të avancohet puna e këtyre ekipeve. “Bashkpunimi mes ekipeve tona he atyre të Kosovës do të thellohet më shumë kur Kosovën do ta viztoi edhe deputetja e Paralamentit frances Virginie Debu Muller, të cilën e kemi mbështetëse të madhe në qdo aktivitet tonin”, ka thënë ai. E, Tahir Shabani, kryetar I Shoqatës së MIqësisë Franko-Shqiptare me seli në Annemasse të Francës, ka thënë se aktiviteti që kryetari Bosland dhe ekipi I tij në Kosovë, ka një rëndësi të veqantë për ekipet e shpëtimit të Kosovës, pasi Kosova si vend I tri ka nevojë për më shumë praktika të mira nga vendet e zhvilluara siq është Franca. “Ne nuk do të ndalemi së punuari që ky nivel I bashkpunimit të rritet edhe nmë shumë pasi është interes I dy anshëm”, ka thënë Shabani. Kryetari I Gaillardit, Jean Pol Bosland, në këtë takim public të qytetarëve në detaje ka sqaruar punën që ka bërë ekipi I GIS-it frances në kërkim shpëtim në ishujt Sant Martines. Ndërsa deputetja e parlamentit frances Virginie Debu Muller, ka njoftuar qyetarët e komunës së Gailllard, ka prezantuar puën e parlamentit , si dhe angazhimet e saja si deputete në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Ibrahim Sefedini Gaillard-Anemasse, Francë.

You Might Also Like