Në gjysmëfinalen e parë të play-offit, RC Cola Drita, që është ballafaquar me Marigona Hill Prishtinën, ka patur një paraqitje me dy fytyra. Pjesëloja e parë nuk meriton as të përmendet, ngase RC Cola Drita pati një paraqitje shumë të dobët, një lojë indolente dhe me shumë gabime, kurse lojtarët e saj në gjuajtjet për treshe ishin tejet të pasaktë.
Cereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 21:23 dhe dukej se kjo do të ishte pjesa më e dobët e vendasve, në të cilën u dallua vetëm Rinor Ahmeti, që shënoi 12 pikë, derisa te mysafirët më i miri ishte Haliti.
Çereku i dytë ishte edhe më i keq dhe u duk se RC Cola Drita po shkonte drejt një humbje të papritur. Ekipet shkuan në pushim me rezultat 38:49, që ishte një alarm për kryetrajnerin Gyltekin Selimi se dicka duhej ndryshuar.
Dhe në pjëslojën e dytë ndryshimi erdhi. Në këtë pjesë nisën të shquhen amerikani Barmore dhe Arijan Mehmeti, derisa edhe Qëndrim Demi e Bardh Jakupi filluan të shënojnë nga çdo pozitë kështu që rezultati nisi të vije në dobi të Dritës dhe në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 73:61.
Në çerekun e fundit, Drita luajti as sa për t’a mbajtur rezultatin në dobi të vetin 88:82. /Kryelajmi.com/