Shërbim i ri në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Repartit të Radiologjisë i shtohet edhe një shërbim i ri, ai i mamografisë i cili do të jetë aktiv për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim.
Shërbimi i mamografisë është tashmë i gatshëm. Pas renovimeve të nevojshme në dhomat ku do të vendosej mamografi, sot u bë vendosja e tij dhe nga e hëna e ardhshme datë 31.01.2022 ai do të jetë në shërbim të qytetareve. Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu por këto shërbime do t‘i marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Anamoravës dhe jo vetëm.
Së shpejti, pas renovimeve të nevojshme do të fillojmë edhe me shërbime tjera të reja dhe të domosdoshme për një spital, për të cilat qytetarët do të njoftohen me kohë.
Me këtë rast, duam të falënderojmë SHSKUK për përkrahjen e vazhdueshme për Spitalin e Gjilanit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe personelin e SP në Gjilan për përkushtimin në kryerjen e detyrave të punës!
Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Vazhdojmë tutje me punë të mira.