OPINION

RIKUJTESË ÇLIRIMTARE

Ismet Sylejmani

Sot më 7 Qershor 2020, bëhen 21 vite që kur e kam lëshuar informatën zyrtare për opinion nga Sherbimi për Informim Publik i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të derguar në Radio Televizionin Shqiptar, dhe të lexuar drejtëpërdrejtë në TVSH, nga Selia e Shtabit të Zonës nga lagjja malore Srpka, e Kishnapoles, ku ishim te vendosur!

Në shenjë kujtimi e respekti, lavdie e nderimi për Heronjte dhe Deshmorët e Kombit, për shokët dhe bashkëluftëtarët, për popullin shqiptarë dhe luftën heroike çlirimtare e për Kosvën legjendare e të panënshtruar në shekuj, sot në përvjetorin e 21-të, të daljes në dritë të këtij dokumenti e risjell për mbarë opinionin kombëtar e ndërkombëtar INFORMATËN e ZOK të UÇK-së!

LAVDI HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TË KOMBIT!
LAVDI USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut-ZOK të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK-së!

Gjilan, më 7 Qershor 2020!

************************************************************************************************************************

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Zona Operative e Karadakut

INFORMATË

Për TVSH-në

Në Zonën Operative të Karadakut ashtu si edhe më parë ekziston gjendje e tensionuar.

Forcat serbe janë të përqëndruara përgjatë tërë pikave më strategjike të të katër komunave që perfshinë Zona jonë.

Nuk ka tërheqje të forcave serbe, por përkundrazi, ka koncentrim akoma më të madh.

Në Gjilan ende mbahen në burg 15-të persona nga 36 sa ishin të arrestuar.

Si kundër përgjigje e dhunës dhe presionit ushtrako-policor serb, njësitet tona po kryejnë veprime luftarake në tërë Zonën.

Kështu mbrëmë më 06.06.1999 rreth orës 20:45 minuta njësiti gueril i Batalionit të I-rë ‘’ Pajazit Ahmeti- Paja’’ i Brigadës 171 ‘’ Kadri Zeka’’ të Zonës Operative të Karadakut, ka kryer aksion të suksesshëm duke asgjësuar një bandë kriminelësh në fshatin Zhegoc i Epërm komuna e Gjilanit.

Banda çetnike serbe e përbërë prej 5 vetash, nga ushtarë të rregullt e paramilitarë, e prirë nga eprori aktiv Dragan Sreten Millosheviq i datlindjës 20 Tetor 1975 në Aleksinac, me t’u kthyer nga plaçka në vendin e quajtur Hanet afër varrezave, aty ku pushon trupi i dëshmorit të Atdheut e të Ushtrisë sonë Çlirimtare Alban Ajeti, u goditën për vdekje dhe iu morr i tërë armatimi.

Krismat e pushkëve të luftëtarëve të lirisë mbi armiqt, aty afër varrit të dëshmorit, ishin përshëndetje e nderë i jashtëzakonshëm për trimin dhe realizim i betimit të shokëve për hakmarrje.

Njësiti u kthye në bazë pa humbje.

07.06.1999

Shërbimi për Informim Publik i Zonës Operative të Karadakut

Sokol GASHI

You Might Also Like