Ismet Sylejmani
Sot bëhen 21 vite nga çlirimi i qytetit të Gjilanit!
Për atë ngjarje të madhe Shtabi dhe Shërbimi për Informim i Zonës së Karadakut të UÇK-së, lëshoi INFORMATË për opinion!
Çlirimi i Gjilanit dhe i tërë Kosovës, ishte ngjarje e madhe dhe historike!
16 Qershori paralajmëroi edhe de jure fundin e sundimit të Serbisë në Kosovë!
Çlirimi i Atdheut u arrit me lufte e gjak të derdhur nga luftëtarët kombëtar, ushtarë e komandant të UÇK-së!
Lavdi e pëjetshme gjakut të derdhur për liri!
Rroftë Gjilani i lirë!
Gjilan, 16 Qershor 2020
***********************
INFORMATË
Ngjarje historike për Zonën Operative të Karadakut.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit.
Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme.
Populli ka dalë në rrugë.
Janë mbushur sheshet përplot.
Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi.
Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani.
Pas atmosferës së lotit e gëzimit, këngës dhe vajit, i jep kuptim të zymtë plagosja e 16 fëmijëve shqiptar nga një bombë që e hodhi krimineli serb Dragan Shopi nga Shillova, afër xhamisë së vogël në Gjilan.
Sot forcat franceze të NATO-s po i mbajnë të bllokuar një numër të madh të ushtarëve tanë në mes të fshatrave serbe Budrikë dhe Pisjan.
16.06.1999
Shërbimi për Informim Publik
Zona Operative e Karadakut
Sokol GASHI