LAJME

Rinia bashkëkombëtare në takim me presidentin Ilir Meta

Rinia bashkëkombëtare ka patur një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Rinia mbarëshqiptare është krijuar nga Aleanca e organizatave shqiptare nëpër vende të ndryshme të Ballkanit, duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Mali i Zi. Kjo nismë u fillua në Prishtinë, më 2016 nga Edona Musliu dhe edhe sot vazhdon kauzën e saj.

Edona Musliu, që është nismëtare e këtij organizimi, ka theksuar se në Shqipëri ishin me ftesë nga kreu i shtetit të Shqipërisë z. Ilir Meta, u takuam së bashku prapë e gjithë rinia shqiptare nga Çamëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Republika e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më 2016, kur unë fillova këtë iniciativë me rininë mbarëshqiptare në Prishtinë, nuk mendoja se do të forcohet kaq shumë ky zinxhir rinor. Por sot, pas 2 vitesh, i shoh këta të rinj me të njëjtin entuziazëm si në fillim, por me ndryshimin se të gjithë janë më të lidhur me njëri-tjetrin dhe gjatë kësaj rruge ka pasur shumë procese të cilat kanë rezultuar me progrese të mëdha.

Nga takimi me presidentin Meta, si gjithmonë përsërita pakënaqësinë time rreth neglizhimit të Luginës së Preshevës nga institucionet shqiptare dhe kërkuam që këto kritika të merren parasysh. U premtua se do punohet më shumë në këtë drejtim dhe se shumë shpejt Republika e Shqipërisë, respektivisht presidenti Ilir Meta do organizojë një konferencë për një definim dhe zgjidhje të problemeve të rinisë shqiptare”, ka thënë, Edona Musliu.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe Erlehta Osmani, që ishte zyrtarisht e ftuar si përfaqësuese e rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, për të parë nga afër zhvillimet e kësaj iniciative, që t’i shoh perspektivat e tyre dhe të marrim sugjerime dhe bashkëpunim nga presidenti Shqiptar.

Erlehta Osmani është këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit dhe ndonëse në moshë të re, ajo po jep kontributin e saj për të mirën e qytetarëve të Gjilanit.

You Might Also Like