Viti

RRITET PËRQINDJA E VOTAVE TË FITURA NGA SOKOL HALITI

Kandidati i LDK-së për kryetar komune Sokol Haliti, kryetar aktual dhe i zgjedhur në votimin e djeshëm për zgjedhjet lokale në këtë komunë po e shton përqindjen e votave të fituara,  të cilit i mundësuan edhe zgjedhjen e tij në rrethin e parë. Kështu, deri sa janë numëruar rreth 67 përqind të votave rezulton se rezultati preliminar nga KQZ-ja se Haliti ka fituar mbi 53 përqind të votave apo mbi 10 mijë e 402 vota. Kandidati i VV Salih Salihu ka fituar 4.545 vota po 23,15 përqid të votave,  kurse në vendin e tretë është radhitur kandidati i PDK-së Besim Halimi me 18,58 përqind që ka fituar mbi 3648 vota e në vendin e katërt është radhitur Faruk Nura nga AAK-ja me 5.29 përqind të votave apo me 1.038 vota.

You Might Also Like